Gjermanët “shkrihen” nga specialiteti i shqiptarëve të Kumanovës me mish viçi

Mediat gjermane i kanë kushtuar publicitet të madh natës solemne të organizuar me rastin e prezantimit të projektit “Shije Shqiptare” në restorantin “Aura” në Aach Linz të Gjermanisë, nga kampionët shqiptarë të kuzhinës, Faruk Neziri, Sokol Prenga dhe Përparim Babalija, si dhe nga pastiçeri Naser Hoxha, nj nga pastiçerët më të njohur në Paris. Ishte ky prezantimi i dytë i Shijes Shqiptare në diasporë, katër muaj pas prezantimit të parë në restorantin La Perla, restorant më i mirë në Graz të Austrisë. Në këtë darkë kanë prezantuar mysafirë shqiptarë, por edhe gjermanë, si dhe gazetarë të mediumeve të ndryshme.

“Përshtypje të veçantë mysafirëve gjermanë u bëri specialiteti me mish viçi, recetë që e kamë mësuar nga miqtë e mi nga Kumanova. Mund të them se mishi kumanovar shkriu gjermanët”, thotë për Gazetën Lajm, kampioni i kuzhinës, Faruk Neziri, i cili edhe ka përgatitur këtë specialitet.

Jo më pak të mahnitur, mysafirët gjermanë kanë mbetur edhe nga paraqitja e Shoqatës Kulturore Artsistike “Besa”, shoqatë e shqiptarëve në Gjermani, të cilat kanë prezantuar disa pika të folklorit shqiptar.

Shija shqiptare para publiku gjerman u prezantuar në restorantin Aura, pronar i të cilit është binzmeni i njohur nga Çegrani i Gostivarit, Qebir Billi Bajrami.

Kampionët e kuzhinës Faruk Neziri nga Maqedonia, Sokol Prenga nga Shqipëria, Përparim Babalija nga Kosova, si dhe pastiçeri i njohur Naser Gashi po  sjellin një dizajn dhe sharm të ri Kuzhinës shqiptare, duke bë përpjekje që ta nxjerrin nga korniza kombëtare, në nivel botëror.

shije 1

Loading...