Gjermania ka triumfuar në Kupën e Konfederatave dhe natyrisht futbollistët e stafi drejtues janë shpërblyer.
Çdo futbollist ka marrë nga 50 mijë euro, çka do të thotë se vetëm 21 lojtarët e grumbulluar kanë fituar më shumë se 1 milion euro, plus stafi që ka pjesën e vet.
Shifra ishte diskutuar më parë nga senatorët e kombëtares, që nuk ishin në Rusi.
Kupa e Botës dhe Europiani natyrisht vlejnë shumë më tepër, por edhe shpërblimet për kombëtaren e femrave janë rritur ndjeshëm.

Loading...