E quajnë “tetori i artë”, ose koha më e mirë në Gjermani që numri i të papunëve të bjerë në nivele rekord.

Aktualisht, ne vend numërohen rreth 2,2 milionë të papunë që do të thotë më pak se 5%. Por jo vetëm kaq, në kohen kur Gjermania ka më pak të papunë se ndonjëherë më parë, janë edhe me qindra mijëra vende pune të lira.

Agjencia Federale e Punësimit llogarit që krahasuar me muajin e kaluar, numri i personave që kanë gjetur punë është rritur me rreth 53.000. Ky fenomen nuk ka të bëjë vetëm me punët sezonale.

Numri i të papunëve ka rënë ngjashëm si në pjesët perëndimore ashtu edhe ato lindore të Gjermanisë. Agjencia e punësimit ka regjistruar në tetor edhe 824.000 vende të lira të punës – që do te thotë 44.000 më shumë se para një viti.

Gjermania ndërkohë po përpiqet të tërheqë fuqi punëtore të kualifikuar nga jashtë Bashkimit Europian. Këtij qëllimi i shërben dhe legjislacioni i ri i emigracionit, që frymëzohet nga modeli i ligjeve kanadeze.

Ai e bën të vështirë për më të varfrit dhe të paarsimuarit që të imigrojnë në Gjermani, por i jep hapësirë ndërkohë punonjësve të kualifikuar. Ashtu si ne modelin e Kanadasë, emigrantët e ardhshëm do të renditen në bazë të nivelit të arsimit, të moshës, të aftësive të gjuhës, ofertave për pune dhe sigurisë financiare.

Loading...