Policia gjermane në Bavari ka sekuestruar një ngarkesë prej 1 ton kokainë, ndërsa në pranga janë vënë 12 persona, shumica shqiptarë.

Sipas policisë gjermane shqiptarët e arrestuar janë shtetas që ishin rezidentë prej vitesh në Gjermani.

Sasia e kokainës ishte futur në Gjermani e fshehur në kuti bananesh të destinuara për tregun vendas.

Aksioni antidrogë është zhvilluar nga policia në bashkëpunim mes prokurorinë gjermane dhe agjencive të huaja.

Dyshohet se banda ka trafikuar në total 1.8 tonë kokainë me vlerë totale 400 milionë euro.

Ministri i Brendshëm bavarez, Joachim Herrmann, do të paraqesë të mërkurën detaje në lidhje me hetimin.

Loading...