Rajon-Botë

Gjermani: Shqiptari hedh nga ballkoni dashnoren rumune 15 vite më të re?

policia

Të hënën në Dyseldorf një grua (24) është hedhur nga dritarja e katit të dytë dhe dyshohet se veprimi është kryer nga i dashuri i saj (39), shkruan “Bild”. 24 vjeçarja mbeti e plagosur rëndë dhe është dërguar menjëherë në spital. Tani është jasht rrezikut për jetë. 39 vjeçari është arrestuar të martën dhe të mërkurën ka dalur përpara Gjykatës. Prapaskenat janë të panjohura.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën Rethelstraße të lagjes Düsseltal. Policia dhe Prokuroria hetojnë rastin për “vrasje të mbetur në tentativë”.

Sipas hetimeve të deritanishme rumunja është rrëzuar rreth orës 7.50 nga dritarja – rreth shtatë metra lartësi. Ajo vetë ka akuzuar të dashurin e saj për hedhjen, përcjell botasot. Nga bastisjet në shtëpi, policia ka gjetur edhe drogë. I dashuri është shqiptar dhe deri tani nuk ka dashur të flasë për autoritetet e drejtësisë.

 

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Time limit is exhausted. Please reload CAPTCHA.

To Top