Gjermania ka deportuar në Kosovë një islamist të rrezikshëm

S​hteti i Bavarisë në Republikën Federale të Gjermanisë, dje ka depërtuar për në Prishtinë 41 kosovarë. Midis tyre është depërtuër edhe një islamist i rrezikshëm, thuhet në një njoftim të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Gjermanisë, raportojnë mediat e këtij vendi.

Gazeta gjermane “Bild” shkruan se dje me një avion nga aeroporti i Mynihut janë depërtuar 41 kosovarë, transmeton lajmi.net. Në bord, sipas ministrit të brendshëm bavarez, Joachim Herrmann ishte edhe një kosovar 23 vjeçar i konsideruar si islamist i rrezikshëm.

Ai kishte qëndruar në mënyrë të paligjshme në Gjermani, dhe thuhet të kishte vendosur kontakte të shumta me rrjetin e salafistëve. Sipas ministrit gjerman, personi ishte i njohur për autoritetet e sigurisë.

“Edhe pse personi në fjalë deri më sot nuk kishte kryer ndonjë vepër penale, kemi vlerësuar se paraqiste rrezik, dhe depërtimi i tij i menjëhershëm për në Kosovë, ishte një veprim preventiv”, ka thënë ministri i brendshëm gjerman i Republikës së Bavarisë.

Sipas hetimeve ai disa herë shprehur gatishmëri për të udhëtuar për në Siri, ku do t’u bashkohej militantëve të Shtetit Islamik.

Në rrjetet sociale, ai kishte shprehur ‘mbështetje’ për sulmin terrorist në të përjavshmen satirike franceze, ‘Charlie Hebdo’, duke përkrahur aktet terroriste për të mbrojtur ‘nderin e Profetit’.

Nuk dihet nëse personi në fjalë është arrestuar nga autoritetet kosovare me të arritur në Aeroportin e Prishtinë, apo është lënë i lirë. Lajmi.net, edhe pse ka provuar sot disa që të kontaktojë me zyrtarët për media të Policisë së Kosovës, për t’u njoftuar për këtë çështje, asnjëri prej tyre nuk kanë qenë të qasshëm.

Për më tepër zëdhënësit e Policisë Baki Kelani dhe Daut Hoxha, janë përkujdesur që të gjitha thirrjeve të lajmi.net, t’u përgjigjen me mbyllje të telefonit.

Pavarësisht se policia përmes një njoftimi të tyre për media ka ngritur alarmin tek qytetarët duke u kërkuar atyre që të shmangin vendet e frekuentuara shkaku i rrezikut nga sulmet terroriste, zyrtarët për informim të këtij institucioni duket t’i kenë dhënë pushim vetës. E gjitha kjo, pavarësisht gatishmërisë për të marrë përsipër poste me përgjegjësi të lartë, si ato të komunikimit me publikun, në institucionin më me peshë për sigurinë në vend. /lajmi.net

Loading...