Çështja e emrit te Maqedonisë duhet te mbyllet brenda 2018-s. Kështu është shprehur ministri i shtetit për çështjet evropiane në ministrinë e jashtme gjermane, Michael Roth.

Gjatë takimit me kryeministrin e Maqedonisë Zoran Zaev, zyrtari gjerman theksoi se zgjidhja e çështjes së emrit është e rëndësishme për rrugën e integrimit të vendit në Bashkimin Europian e NATO.

Ministri gjerman i shtetit i tha kryeministrit maqedonas se vendi i tij ofron mbështetjen e plotë, por Shkupi zyrtar duhet të vazhdojë punën në zbatimin e ligjit dhe thellimin e reformave.

Loading...