Qeveria e Greqisë që udhëhiqet nga partia e majtë Syriza ka deklaruar se ngarkesa e madhe e borxheve të këtij shteti ndaj BE’së është pengesa kryesore e rritjes ekonomike të Greqisë

Ministri gjerman i Financave, Wolfgang Schaeuble, ka paralajmëruar Greqinë që të fillojë zbatimin e reformave nëse dëshiron të qëndrojë në Eurozonë, duken përjashtuar mundësinë e zvogëlimit apo faljes së borxheve.

Kjo vërejtje mund të jetë një sinjal për një tjetër gjendje alarmante në kontinentin e Evropës, që tanimë është përfshirë në disa kriza, transmeton Express.

Në takimin e ministrave të financave të vendeve anëtare të Bashkimit Evropian, të mbajtur sot në Bruksel për diskutimin mundësin e faljes së një pjese të borxheve të Greqisë, ministri gjerman i ka dhënë ultimatum Greqisë.

Vendit që i detyrohet Bashkimit Evropian 330 miliardë euro, Schaeuble i kërkoi që të zbatojë reformat, ose të largohet nga Bashkimi Evropian.

“Athina përfundimisht duhet të implementojë reformat e kërkuara”, ka thënë ministri gjerman para mbajtjes së takimit në Bruksel.

“Nëse Greqia dëshiron të qëndrojë anëtare e BE’së, nuk ka ndonjë mënyrë tjetër, përveç zbatimin e këtyre reformave – marrë parasysh nivelin e borxheve të saj”, ka shtuar më tej ai.

Për të siguruar kredi të reja nga institucionet financiare të BE’së, Greqia duhet të liberalizojë tregun e punës, duke ulur kriterin për kompanitë që dëshirojnë të punësojnë më shumë njerëz dhe të zvogëlojnë pengesat ligjore.

Një nga çështjet që u diskutua në këtë takim ishte edhe propozimi i BE’së për përcaktimin e të drejtave të Greqisë në tregun e përbashkët të punës.

Schaeuble ka shtuar se institucionet ndërkombëtare nuk duhet të japin ndonjë asistencë financiare duke thënë se kjo nuk do ta ndihmonte Greqinë.

Gjermania ka thënë se nuk do të kërkojë nga Parlamenti i saj të aprovojë për të ndihmuar Greqinë, përderisa Fondi Monetar Ndërkombëtar rifillon dhënien e kredive Athinës.

FMN’ja si përgjigje për autoritetet gjermane kanë thënë se kreditë e reja për Greqinë nuk janë opsion, përderisa borxhi i saj është i pandryshueshëm, transmeton Express.

Qeveria e Greqisë që udhëhiqet nga partia e majtë Syriza ka deklaruar se ngarkesa e madhe e borxheve të këtij shteti ndaj BE’së është pengesa kryesore e rritjes ekonomike të Greqisë.

Loading...