Gjest shumë i mirë i klubit të futbollit Gostivari, ja si i gëzuan fëmijët e një shkolle

Klubi i futbollit Gostivari ka bërë një gjest të shkëlqyeshëm. Ata ditën e premte kanë vizituar fëmijët e shkollës Vrbjan, duke i gëzuar me gjësende sportive.

“Klubi i futbollit Gostivari sot vizitojë fshatin Vrbjan për të gëzuar fëmijët e shkollës të këtij fshati. Kryesia, trajneri dhe disa lojtarë të klubit sot u dhuruan fëmijëve të fshatit rekuizita sportive si topa futbolli, kanatiere, dresa dhe trenerka të klubit. Asgjë nuk mund ta zëvendësoj gëzimin e këtyre fëmijëve si dhuratat që jepen nga zemra”, thuhet në njoftim të KF Gostivari në faqen zyrtare të klubit të tyre.  KF Gostivari edhe sivjet synon rikthimin në elitën e futbollit vendor.

Loading...