Gjeti miniera ari në oborrin e shtëpisë, nuk përfitoi asgjë

Një person ka pasur fat të madh pasi ka gjetur disa miniera ari në parcelën e tokës ku shtrihet edhe shtëpia e tij.
Ngjarja ka ndodhur në qytetin e Australisë, Brisbane, ku pronari Anthony Doolin zbuloi një ditë rastësisht që në tokën e tij me sipërfaqe prej 16.5 hektarësh gjendej një minierë e madhe prej nga më parë ishte nxjerrë ar.

Duke kërkuar nëpër tokë ai vërejti edhe disa vrima të tjera të mëdha në tokë që dolën të ishin gjithashtu miniera. Doolin nuk e kishte idenë që shtëpia e tij të cilën e kishte blerë tri vjet më parë ishte e rrethuar me miniera të arit.

Megjithatë, ai nuk investoi në këto miniera dhe nuk arriti të përfitonte asgjë, pavarësisht që minierat ishin përdorur më parë. Ai e shiti shtëpinë me çmimin e njëjtë me të cilën e kishte blerë – 1.3 milionë euro.

Lexo më shumë në: https://www.gazetaexpress.com/lajme/gjeti-miniera-ari-ne-oborrin-e-shtepise-nuk-perfitoi-asgje-558540/?utm_source=referral&utm_medium=web&utm_campaign=copyright

Loading...