Gjithë natën mbi vinç, çifti nga Tirana kërcënojnë: Do hidhemi

Çifti nga Tirana, Ferdinand dhe Teuta Saraçi që hipën mbrëmë mbi një vinç 30 metra të lartë te diga e liqenit e kërcënonin se do të hidheshin që aty, duket se e kanë vijuar aventurën e rrezikshme duke qëndruar mbi objekt gjatë natës.

Mësohet se burrë e grua ndodhen ende në majë të vinçit edhe mëngjesin e sotëm, pasi kërkojnë zgjidhje për një problem pronësie.

Bëhet fjalë për dy-ish të përndjekur që i kanë kërcënuar se do t’i nxjerrin nga shtëpia, ndërsa kjo nuk është hera e parë që ata zgjedhin këtë formë ekstreme për të protestuar.

Ata janë shprehur se ndërsa kunata do t’i nxjerrë nga shtëpia, policia qëndron indiferente ndaj kërkesave

Njoftimi i bërë dje nga Policia

Më datë 28.04.2018, rreth orës 20:45 ka ardhur njoftimi se në rrugën e “Kosovarëve”, në një vinç, në lartësinë 30 metra kanë hipur dy persona.
Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë, Zjarrëfikses dhe Ambulanca, ku nga verifikimet paraprake rezulton se :
Dy shtetas (burrë dhe grua), të cilët nuk pranojnë të identifikohen, kanë hipur në një vinç (për një problem pronësie) nga ku kërcënojnë se do të hidhen.
Këta shtetas dyshohet të jenë përsëritës në këtë veprim.
Po negociohet nga shërbimet e policisë për zbritjen e tyre nga vinçi.

Loading...