Opinione

Gjoni: Rezultati i dobët zgjedhor i BDI-së solli avancimin e gjuhës shqipe

bdi-logo-21

Me respektin maksimal per te gjithe ata qe nuk jane plotesisht te kenaqur me avancimin e shqipes ne Maqedoni, eshte mire te mbahen mend disa mesime nga ky proces:

1. Ligji eshte arritje (ndonese e pamjaftueshme) qe nuk do te realizohej nga elita maqedonase pa veprim te koordinuar te faktorit politik shqiptar ne pranveren e 2017.

2. BDI-ja, e vetme ka treguar se per 16 vjet nuk ka as gatishmerine as fuqine t’i shtyje proceset perpara por ishte rezultati i dobet zgjedhor ne 2016 dhe deklarata e perbashket e partive shqiptare qe mundesoi riaktualizimin e nevojes per barazi nacionale.

3. Shqiperia eshte ajo qe dihet dhe aspak ne nivelin e detyrimit te saj kushtetues per mbrojtjen e te drejtave te shqiptareve jashte kufijve. Mirepo, ky proces tregoi se pa mbeshtetjen nga Shqiperia dhe Kosova, veshtire te avancohet statusi i shqiptareve ne Maqedoni.

4. Partite politike shqiptare tashme jane shkaperderdhur per interesa meskine dhe nuk mund te pritet prej tyre qe t’i shtyjne ceshtjet e tjera te mbetura pezull, pa presion publik. Te mos harrojme se percarja dhe pergjumja jane arsye kryesore pse eshte e tille gjendja. Nese nuk e ul pak shpinen vete askush nuk mund ta nenshtroje pafundesisht nje popull.

5. Pra ka perseri mundesi per avancim nese vazhdohet me mobilizim te qendrueshem per te marre ate qe shqiptareve u takon: “barazi e plote kombetare dhe perfundimtare”./Roland Gjoni

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Time limit is exhausted. Please reload CAPTCHA.

To Top