Gjorçevi i VMRO-DPMNE-së dëshmon si e shpëtoi Selën

Vllatko Gjorçev sot në gjykatën e Shkupit ka dëshmuar për rastin e tentimvrasjes ndaj Ziadin Selës në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë, shkruan gazeta Lajm.

“Pasi i evakuova deputetët në zyrën time, të etur, të rraskapitur, të përgjakur dhe të lodhur, dëgjopva se deputeti Ziadin Sela është rëndë i lënduar dhe se gjendet në një zyrë në katin e tretë.  Trokita në derë: “Hape derën, Vllatko dhe Nino janë. Isha me Nikolla Todorovin dhe me ekipin mjekësor. Sela ishte rëndë i lënduar dhe mezi fliste. I thash: “Do të dalim prej këtu Ziadin”. Pastaj, e pyeta se çfarë grupi i gjakut është, që të jetë i gatshëm për në spital. Mezi ma tregoi, me kimik ia shkrova në duksin që e kishte veshur. Më vonë e evakuuam nëpërmes korridoreve të Kuvendit”, ka dëshmuar Gjorçev.

Loading...