Shkruan Premtim Iseni

 

Retorikat nacionaliste me theks populist në Republikën e Maqedonisë shumë herë kanë prodhuar kriza politike të cilat shpesh herë kanë degjeneruar deri në kriza ndëretnike.

Mos gatishmëria dhe mungesa e debatit të brendshëm nga aktorët politik në lidhje me temat që kanë qen dhe janë të rëndësisë kruciale për vendin ka prodhuar ndasi dhe paragjykime fundamentale sic është çështja e zyrtarizmit të gjuhës shqipe apo çështja e zgjidhjes së kontestit të emrit, etj.

Në bazë të Kushtetutës së vendit  pozita e Presidentit të shtetit paraqet figurën unifikuese të vendit, përfaqësimin e shtetit në emër të të gjithë qytetarëve, urën lidhëse për vendosjen e bashkëpunimin brenda partive politike dhe aktorëve politik, e kështu me radhë.

Në nenin 84 të Kushtetutës së Maqedonisë rregullohen një pjesë e kompetencave të Presidenti, ndër të cilat janë caktimi i mandatarit për formimin e Qeverisë, emëron dhe revokon me dekret ambasadorët e shtetit, emëron anëtarët e Këshillit për marrëdhënie ndëretnike, etj.

Presidenti aktual i Maqedonisë, Gjorge Ivanov përgjatë gjithë harkut kohor si President i shtetit ishte burim i prodhimit të krizave politike. President i cili me veprimet e tij u shndërrua në “Precedent” dhe ordiner i ndasive etnike duke provokuar kriza ndëretnike.

Gjorge Ivanov si President i shtetit përgjatë dy mandateve të tija në asnjë rast nuk kishte guximin dhe vullnetin që të paraqitet si figure unifikuese dhe përfaqësues i shtetit në emër të të gjithë qytetarëve të vendit. Po ky President për dy mandate rresht ushtroi detyrën e tij si figure përçarëse duke ushqyer dhe motivuar forcat anti-perëndimore të vendit të cilat punojnë për prolongim të proceseve eurointegruese të vendit për të ruajtur status quo-në e deri djeshme.

Presidenti aktual për asnjë ditë të vetme të jetëgjatësisë së tij si President nuk shërbeu si urë-lidhëse për vendosjen e bashkëpunimit ne mes aktorëve politik të vendit edhe në rastet kur shteti ndodhej në gjendje kome nga krizat politike.

Gjorge Ivanov si President i këtij shteti, skajshmërish margjinalizoi inteligjencën e qytetarëve shqiptarë, respektivisht për gati dhjetë vite mbajti peng emërimin dhe dekretimin e ambasadorëve shqiptarë duke izoluar në maksimum avancimin e shqiptarëve drejt kësaj fushe nga më të rëndësishmet në vend.

Gjerge Ivanov  abuzoi me detyrën zyrtare në mënyrë eklatante gjatë vitin të kaluar me caktimin e mandatarit për formimin e Qeverisë. Si një President i papërgjegjshëm me kapriçot e tij politike e solli vendin në prag të luftës civile, ku ngjarjet e 27 prillit të ndodhura në Kuvendin e Maqedonisë janë fryt i ksenofobisë së tij.

Precedentin e radhës për një periudhë të shkurtër kohore e bëri me mos firmosjen e ligjit për përdorimin e gjuhëve, ligj i cili paraqet vlerë të jashtëzakonshme për Maqedoninë.

Arsyet e mos firmosjes së ligjit janë sa naive aq edhe më të ditura ku paragjykimet e tij subjektive mundohet që ti paraqes si shqetësim dhe rrezik për gjithë shtetin.

Precedenti i tij I fundit është mos gatishmëria e tij për të kontribuar në përmirësimin e klimës së brendshme politike  përderisa vendi ndodhet në momente historike për sa i përket zgjidhjes së kontestit të emrit dhe përfundimisht anëtarësimin e vendit në NATO.

Kjo mos gatishmëri e tij për ti kontribuar këtij procesi tregon qartë rreshtimin e tij në anën e forcave destruktive të vendit, respektivisht në anën e atyre radhëve të cilat e duan një Ballkan në kaos si në vitet e ’90.

Gjorge Ivanov është një Precedent dhe një argument që vulos bindjen se Maqedonisë i duhen ndryshime urgjente kushtetuese për sa i përket mënyrës së zgjedhjes së Presidentit.

Precedentit e Presidentit në fjalë paraqesin nevojë imediate që Presidenti i ardhshëm të zgjidhet në Parlament.

Loading...