Gjuha shqipe në Maqedoni, gëzim i gdhendur me gjak!

Liljana Çerra

U miratua me ne fund zyrtarisht ligji mbi gjuhen shqipe! Lufta e popujve uzurpues  dhe përçarja e shqiptareve ka krijuar popuj dhe gjuhe mbi trojet dhe eshtrat e shqiptareve. Ky ligj mban vulën e gjakut te djemve te Kumanovës te mijëra e mijëra shqiptareve te zhdukur  vetëm pse ishin dhe janë SHQIPTARE! Ta gëzoni këtë vendim te kërkuar prej shekujsh. Aty ku fëmija do flas shqip ne çerdhe ne kopesht ne shkolle ne rruge e kudo duke I thënë botes se jemi I vetmi popull autokton ne Ballkan , jemi I vetmi popull ku bota dhe politika botërore na ka sakatuar nder shekuj. Ky është viti i shqiptarëve dhe askush nuk do mund ti ndali te flasin dhe te kenë vendin e tyre. Ka ardhur koha momenti qe ato troje te copëtuara pa te drejte tju kthehet dinjiteti. Ta gëzoni këtë ligj dhe kurrë mos harroni çdo gur i vendosur mbi kështjellën tonë, sado i vogël qoftë, ndihmon në ringritjen e saj çdo ditë edhe me të fortë. Zoti i bekoftë Shqiptarët që punojnë për Shqipërinë dhe bashkimin e tyre.

 

Loading...