Gjuriq: Më tërhoqën si qen për të më nënçmuar dhe bërtitnin “Allahu Ekber”

“Tentuan të më nënçmojnë. Përveç goditjeve në kokë dhe gjunjë dhe selfie-eve, tentuan të më frikësojnë me kallashnikov, duke drejtuar armën në stomak. Njëri prej tyre nxorri edhe thikën. Rrugës drejt Prishtinës bërtitnin “Allahu Ekber””, ka deklaruar drejtori i zyrës për Kosovë, Marko Gjuriq, transmeton gazeta Lajm.

Ai ka adresuar fjalët më të rënda për policinë e Kosovës. Sipas tij, Kosova me forcë po tenton ta merr Veriun.
“Të mos kishte qenë thirrja nga Beogradi, dhuna në Mitrovicë dhe terrori mbi serbët do të vazhdonte. I falënderohem Zotit, gjithçka mbaroi”, ka përfunduar rrëfimin e tij, Gjuriq.

Nga mënyra e adresimit të akuzave vërehet fare lehtë se gjuha e urrejtjes në Serbi për shqiptarët kultivohet në organet qendrore të shtetit.

Loading...