Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq ka deklaruar se Serbia kërkon veprim të menjëhershëm dhe të vendosur nga bashkësia ndërkombëtare ndaj vendimit të Qeverisë së Kosovës për të vendosur taksën shtesë për 10 për qind në importin e mallrave nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina.

“Përgjegjësia për këtë dhunë ekonomike dhe ligjore është te komunitetit ndërkombëtar”, ka thënë Gjuriq në një konferencë për shtyp në Qeverinë e Serbisë, raporton “Beta”.

Gjuriq ka thënë se “me këtë vendim Prishtina ka pamundësuar vazhdimin e dialogut në Bruksel derisa ta tërheqin vendimin e paligjshëm dhe të dëmshëm, i cili është i motivuar politikisht dhe në kundërshtim me të gjitha marrëveshjet”,

Loading...