“Pretendimet e të akuzuarit janë në tërësi të pavërteta dhe tendencioze me qëllim që të diskreditohet Gjykata dhe të krijojë perceptim të rremë në opinion se gjyqësia është nën presionin e pushtetit dhe sjell vendime të porositura”, theksohet në kumtesën nga Gjykata e Apelit, e cila ka hedhur poshtë pretendimet qe i beri sot ish kryeministri Nikolla Gruevski lidhur me rastin “Tank”.

Në kumtesë theksohet se pohimi i të akuzuarit Nikolla Gruevski në konferencën për shtyp se posedon burime të sigurta se gjykatësit e Gjykatës së Apelit Shkup janë thirr me emër një nga një tek u.d. kryetari i Gjykatës, se u janë nënshtruar presioneve dhe se tani më është sjell vendim për dënimin e tij, për lëndën për të cilën ende është në vijim seanca publike, paraqet një të pavërtetë dhe manipulim të ashpër me opinionin.

Nga Gjykata informojnë se lënda është ndarë tek gjykatësi raportues në pajtim me Sistemin e automatizuar informativ për menaxhim me lëndët gjyqësore (AKMIS sistem), ndërsa Këshilli vepron sipas orarit vjetor për punën e gjykatësve të sjellë nga ana e kryetarit të Gjykatës, në pajtim me Rregulloren e gjykatës.

“Seanca publike është caktuar në pajtim me Ligjin, në kërkesë të të akuzuarve dhe mbrojtësve të tyre për të cilën u caktuan dy ditë, me qëllim që mbrojtja dhe të akuzuarit t’i japin pretendimet e tyre lidhur me aktgjykimin e ankimuar. Kohëzgjatja e seancës publike e mbajtur më 31.08.2018 u prolongua për shkak të kërkesave të sjella njëra pas tjetrës të mbrojtjes për përjashtimin e gjykatësve, me qëllim të qartë që të mos mbahet, për të cilën arsye edhe u zvarrit kohëzgjatja e seancës publike dhe e cila pas fillimit të saj u ndërpre dhe për vazhdimin e të njëjtës në mënyrë shtesë u përcaktua edhe një termin, në harmonizim me mbrojtjen dhe të akuzuarve”, theksohet në kumtesën e Gjykatës së Apelit Shkup.

Loading...