Kosovë-Shqipëri

Gjykata e Apelit lë në paraburgim Lutfi Dervishin

dervishi-780x439

Gjykata e Apelit e Kosovës, e  ka lënë në fuqi masën e paraburgimit prej dy muajsh kundër L.D., i akuzuar  për veprat penale “Trafikim i Qenieve Njerëzore në bashkëkryerje”, “Krim i organizuar” dhe “Ushtrim i paligjshëm i veprimtarisë mjekësore në bashkëkryerje”, vepra këto te sanksionuara sipas Kodit Penal të Kosovës.

Në këtë mënyrë, kjo gjykatë e ka refuzuar si të pa bazuar ankesën e avokatit mbrojtës, kundër aktvendimit për vazhdim të paraburgimit, të nxjerrë nga ana e Gjykatës Themelore në Prishtinë, me datë 10.04.2017.

Gjykata e Apelit ndër të tjera gjen se meqenëse ekziston dyshimi i bazuar se i akuzuari ka kryer veprat penale të lartcekura, ka bazë ligjore për vazhdimin e paraburgimit ndaj tij, ngase edhe më tutje qëndrojnë  rrethana të cilat më të drejtë justifikojnë friken se me gjetjen e tij në liri, do të mund të ik ose arratiset, për t’iu shmangur përgjegjësisë penale, duke pasur parasysh edhe faktin se ndaj tij ishte lëshuar rreshtim ndërkombëtar nga ana e Gjykatës Themelore në Prishtinë, më 25.03.2016, pasi nuk i është përgjigjur institucionit korrektues për mbajtje të dënimit dhe ka ikur nga Kosova.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Time limit is exhausted. Please reload CAPTCHA.

To Top