Vendimet për paraburgimin e deputetëve Krsto Mukoski dhe Sasho Vasilevski dhe dhjetarë të tjerëve të dyshuar për ngjarjet e 27 prillit në Kuvend, mund të publikohen nesër. Kështu paralajmëron kryetari i Gjykatës së Lartë Jovo Vangellovski për 24 lajme.

“Gjykata nuk është vonuar me vendimin, por bëhet fjalë për çështje komplekse për të cilën nuk mund të prisni një vendim të shpejtë. Rasti në gjykatë është shumë më pak se sa ishte në Prokurori. Vendimi me siguri do të jetë nesër”, thotë ai.

Loading...