Rajon-Botë

Gjykata liron personat që dogjën Ambasadën Amerikane

zjarr

Gjykata e Lartë e Beogradit ka dënuar me kusht me pesë e 6 muaj burgim katër të akuzuar për zjarrvënie në Ambasadën Amerikane në Beograd në ditën e shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, më 17 shkurt të vitit 2008, transmeton Koha.net raportimin e medieve të Beogradit.
Po kjo gjykatë liroi tre të tjerë nga akuza, si të pafajshëm.
Për veprën penale “kundër sigurisë së përgjithshme” me nga gjashtë muaj burgim me kush dyvjeçar janë dënuar Dejan Vuçkoviq, Dragan Marinkov dhe Marko Novitoviq, ndërsa Millan Tomas u dënua me pesë muaj, edhe ky me kusht për dy vjet.
Gjorgje Tomin, Nikolla Kosanoviq dhe Filip Backoviq u liruan nga akuza, siç raportohet – për mungesë faktesh.
Turma serbe më 17 shkurt të vitit 2008, në ditën kur Kosova shpalli Pavarësinë, gjatë protestës para Ambasadës Amerikane, duke e konsideruar atë si mbështetësen kryesore të kësaj pavarësia, përveçse brohoritën parulla antiamerikane dhe “Kosova është Serbi”, ata e sulmuan Ambasadën edhe me gurë dhe ia vunë zjarrin, duke i shkaktuar dëme të konsiderueshme. Dëmet e vlerësuara më pastaj kapnin 900 mijë dollarë, transmeton Koha.net.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Time limit is exhausted. Please reload CAPTCHA.

To Top