Gjykata saudite dënon 15 persona me vdekje për spiunazh

Një Gjykatë në Arabinë Saudite të martën ka dënuar 15 persona me vdekje për spiunazh për Iranin, njoftoi televizioni saudit shtetëror Al-Arabiya, raporton Anadolu Agency.
Pesëmbëdhjetë janë në mesin e 32 personave, 30 sauditë, një iranian dhe një afgan, të cilët ishin arrestuar në vitin 2013 për spiunazh të pretenduar për Iranin.

Të dyshuarit u akuzuan për formimin e një celule në bashkëpunim me shërbimin e inteligjencës iraniane me qëllim të kalimit të informacioneve sekrete saudite në Teheran.

Ende nuk ka informacione rreth gjykimit për 17 të pandehurve tjerë. Verdikti i së martës është ende subjekt i apelimit.

Tensionet mes Arabisë Saudite dhe Iranit u rritën që kur Rijadi ndërpreu marrëdhëniet diplomatike me Teheranin gjatë këtij viti pasi dy nga misionet diplomatike në Iran u sulmuan nga ana e protestuesve iranianë pas ekzekutimit të një kleriku shiit nga autoritetet saudite.

Rijadi po ashtu akuzon Teheranin për mbështetjen e lëvizjes shiite Husi në Jemen, të cilët morën kryeqytetin jemenas Sana dhe disa provinca në vitin 2014 duke e detyruar qeverinë jemenase të mbështetur nga sauditët që të ikë në Arabinë Saudite.

Loading...