Gjykata vendosi: ​Donika mbetet në paraburgim për 30 ditë

Gjykata e Apelit ka hedhur poshtë si të pabazë kërkesën e mbrojtjes së Donika Kadaj Bujupit, për lirimin e deputetes. Gjykata ka vendosur ta vë në fuqi masën e paraburgimit prej 30 ditësh. Kolegji penal prej tre gjyqtarësh i Gjykatës së Apelit, ka lënë në fuqi masën e paraburgimit prej një muaji, ndaj të pandehurës Donika Kada- Bujupi.

Kështu, Apeli ka refuzuar si të pa bazuar, ankesën e avokatit mbrojtës, kundër aktvendimit të Gjykatës Themelore në Prishtinë, PPKR.nr.415/2015 , të datës 23.11.2015.

E pandehura po dyshohet nga ana e prokurorisë, për veprën penale: “Përdorim i armës apo mjetit të rrezikshëm” nga neni 375 lidhur me nenin 31 të Kodit të Procedurës Penale.

Sipas vlerësimit të kësaj gjykate, pretendimet ankimore janë të pa bazuara, ngase prej shkresave të lëndës, respektivisht, prej provave të mbledhura gjerë me tani, rezulton dyshimi i bazuar, se e pandehura ka kryer veprën penale për të cilën dyshohet, dhe se a do të argumentohen këto fakte, është çështje që do të vërtetohet gjatë fazave të mëtutjeshme procedurale.

Kjo gjykatë i vlerëson po ashtu si të pa bazuara edhe pretendimet e mbrojtjes se e pandehura ka imunitet funksional, pasi që Gjykata e Apelit, nuk është kompetente për vlerësimin e kushtetutshmërisë se Kushtetutës së Republikës së Kosovës. Një interpretim të tillë e bënë Gjykata Kushtetuese, vendimet e së cilës janë të obligueshme për gjyqësorin. Në vendimin e Gjykatës Kushtetuese AGJ.138/11, çështja e imuniteti sa i përket veprave penale është sqaruar.

Gjykata e Apelit, vlerëson se ende ekzistojnë arsye ligjore për caktimin e masës së paraburgimit, konform nenit 187 të Kodit të Procedurës Penale, duke pasur parasysh veprimet e të pandehurës të ndërmarra gjatë dy herëve.

Të gjitha këto tregojnë se ekziston rreziku se po te gjendet e pandehura në liri do ta përsërisë veprën penale, dhe se kjo rrethanë paraqet bazë te mjaftueshme për caktimin e paraburgimit, konform dispozitave te lartë cekura.

Loading...