Në Gjykatën Penale në Shkup filloi gjykimi për rastin “Trajektorja”. Gjykatësi Goran Boshevski, i cili e kryeson këshillin, nuk i lejoi mediat të incizojnë të akuzuarit në seancë, edhe pse janë dhënë leje nga Gjykata Supreme, transmeton Portalb.mk.

Me dëgjimin e rreth 20 bisedave nga “bombat”, të propozuara si dëshmi, seanca për rastin e PSP-së “Trajektorja” do të vazhdojë sot, transmeton Portalb.mk.

Deri më tani janë dëgjuar rreth 300 biseda, ndërsa sot janë dëgjuar bomba nga negociatat për aplikimin për kredi nga Kina nga periudha e muajit shkurt të vitit 2013.

Në të gjitha bisedat dëgjohet zëri i ish-ministrit të Transportit dhe Lidhjeve, Mile Janakievski me bashkëbiseduesit në të cilat dakordohet se cilat kompani të Maqedonisë të marrin pjesë në ndërtimin e rrugës.Në “Trajektorja” të dyshuar janë ish-kryeministri Nikolla Gruevski, ish-zëvendëskryeministri Vlladimir Peshevski, ish-ministri i Transportit dhe Lidhjeve Mile Janakievski dhe ish-drejtori për Rrugë Shtetërore, Luoço Georgievski, se në vitin 2012/2013 i kanë tejkaluar autorizimet e tyre në procedurën për përzgjedhjen e kompanisë për ndërtimin e pjesëve të autostradës deri në Shtip dhe Ohër.

Loading...