Gjykatësja maqedonase martohet me shqiptar, gjykata mbetet pa gjykatës

Gjykata themelore në Berovë ka mbetur sërish pa gjykatës, prandaj Këshilli gjyqësor në mbledhjen e nesërme do të kërkojë mënyrë se nga cila gjykatë të delegojë gjykatës dhe kë ta emërojë për u.d. kryetar. Problemi ka ndodhur kur gjykatësja Emilija Buriq (Preshova) që ishte zgjedhur për kryetare në vitin 2015, ka dhënë dorëheqje para skadimit të mandatit, transmeton Gazeta Lajm. Ajo ka kërkuar të shkarkohet për shkaqe personale. Portali Svedok merr vesh se gjykatësja Burqi është martua dhe ka shkuar të jetopjë në Kanadë dhe për këtë arsye ka kërkuar të shkarkohet edhe si gjykatës. Ajo e ka lëshuar këtë pozicion që në muajin maj, kurse gjykatën e ka udhëhequr zëvendësja e saj.

Loading...