Opinione

Gjykimi i Rastit të Kumanovës, shfaqje me gjysmën e aktorëve

Grupi-i-Kumanoves-ne-gjykate-1-780x439

ABDULLA MEHMETI

 

Në bazë të cilave parime të së drejtës janë zhvilluar procedurat hetimore dhe ende zhvillohet procesi gjyqësor i stërzgjatur i procesit të montuar ,,Rasti i Kumanovës”, kur:
– të akuzuarit janë vetëm zbatues, aktorë që luajtën në skenë;
– persona të tjerë kanë qenë skenaristë dhe regjisorë, ata që e planifikuan, konstruktuan, financuan dhe kontrolluan zbatimin e këtij plani;
– individë të tjerë, jo këta që akuzohen, nxitën dhe inskenuan luftë të hapur me të gjitha mjetet luftarake në një ambient urban me popullsi etnikisht të përzier, pa asnjë pretekst;
– po këta individë i keqpërdorën resurset dhe organet e sigurisë së shtetit që shkaktuan gjithë ato viktima në njerëz.

Si ka mundësi që ata të mos jenë pjesë e hetimeve dhe gjykimit të këtyre krimeve, përfshirë edhe rastet e dënueshme rëndë sipas Konventës së Gjenevës, me likuidimin me paramendim të personave të dorëzuar, si dëshmitarë kryesorë të këtij rasti, duke rrezikuar jetën e mijëra qytetarëve dhe sovranitetin e shtetit?!

Paralajmërimi përmes deklaratës publike e një gjenerali maqedonas, e publikuar në shumë media të vendit para se të ndodhë rasti, se orgenet e pushtetit po përgatisnin konflikt përmes një strukture ushtarake të rrejshme, gjithçka bën të qartë si drita e diellit.

Çfarë dëshmi plotësuese duhen për një gjykim të drejtë dhe çfarë mund të pritet nga një gjykim pa aktorët kryesorë?!

Përderisa nuk janë pjesë e hetimeve dhe gjykimit konstruktorët, regjisorët, porositësit dhe financuesit e këtij rasti, zbatuesit e tij duhet të trajtohen vetëm si viktima të mashtrimit, jo si fajtorë kryesorë!

 

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Time limit is exhausted. Please reload CAPTCHA.

To Top