Maqedoni

Gjykimi për kurdisjen e tenderëve të rrugëve shtyhet për 1 mars

GRUEVSKI-DHE-JANAKIEVSKI

Seanca gjyqësore për rastin “Trajektorja” shtyhet për 1 mars. Në këtë lëndë të Prokurorisë speciale të akuzuar janë ish kryeministri Nikolla Gruveski, ish zëvendëskryeministri Vladimir Pesheveski, ish ministri i Transportit dhe Lidhjeve Mile Janakievski dhe ish drejtori i Agjencisë të Rrugëve Shtetërore, Lupço Georgievski.

Pas një ore pauze të dhënë në seancën e sotme gjyqësore, Gruevski përsëriti kërkesat të hidhen poshtë si dëshmi SMS porositë. Nuk mund të garantohet vërtetësia e porosive sepse para se t’i jepen Prokurorisë speciale, ato i ka pasur LSDM, e cila është oponentë politikë i VMRO-DPMNE, argument Gruevski.

“Në interes të procedurës dhe gjykatës vlerësoj se këto dëshmi duhet të hiqen dhe të mos merren parasysh më tej. Kërkoj të prononcoheni me shkrim për kërkesën time. Gjykata të sjellë vendim formal me të drejtë ankese si në rastin e Zoran Zaevit”, tha Gruevski.

Lile Stefanovska, prokurorja e PPS-së, tha se ka përshtypjen se kërkesat e njëjta mund të përsëriten me muaj.

“Nikolla Gruevski kërkoi fjalën dhe e lexoi nga telefoni i tij celular parashtresën nga avokati Dingov fjalë për fjalë. I përsëriti kërkesat që avokatët e tij tashmë i kanë shfaqur, ndërsa gjykata u prononcua dhe i refuzoi si të pabaza. Si Prokurori Publike nuk do të përmend përgjigjet, nëse ankesat përsëriten”, tha Stefanovska.

Në seancën e sotme mbrojtja kërkoi t’i dorëzohen procesverbalet nga seancat. Kërkoi edhe ndërprerje diskutimit kryesor për një periudhë mjaft të arsyeshme, kur do t’u mundësohet kontrollimi i audio-incizimeve, për të cilën gjykatësi Boshkovski tha se paraprakisht kjo tashmë u është miratuar dhe nëse duan, munden me paralajmërim paraprak në gjykatë, t’i dëgjojnë audio dëshmitë.

Sipas aktakuzës së PSP-së, Gruevski, Janakievski, Peshevski dhe Georgievski akuzohen se në gjysmën e dytë të vitit 2012 dhe gjatë vitit 2013 kanë tejkaluar autorizimet zyrtare gjatë procedurës për përzgjedhjen e kompanisë për ndërtimin e autostradës Miladinovci – Shtip dhe Kërçovë – Ohër, duke e dëmtuar buxhetin e shtetit prej afër 155 milionë eurosh dhe për të njëjtën vlerë, kompanisë realizuese i kanë mundësuar të përfitojë në mënyrë të kundërligjshme.

Gjykimi për “Trajektoren” rinisi më 31 janar për shkak të ndryshimit të Këshillit gjyqësor.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Time limit is exhausted. Please reload CAPTCHA.

To Top