Gjykimi për lëndën “Tenderë” është anuluar për shkak se gjykatësit që e udhëheqin këtë rast kanë pasur gjykim për rastin “Toplik”.

Seanca e sotme për rastin e PSP-së, “Tenderë”, ku e akuzuar e parë është ish-ministrja e Kulturës, Elizabeta Kançeska-Milevska për tenderin e zbatimit të punëve ndërtimore në Muzeun e luftës maqedonase për shtetësi dhe pavarësi nga projekti “Shkupi 2014”, është anuluar për 6 dhjetor, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Gjykimi është anuluar për shkak se gjykatësit që e udhëheqin këtë rast kanë pasur gjykim për rastin “Toplik”.

Rasti “Tenderë’ gjendet në procedurë dëshmuese. Sipas Prokurorisë, një pjesë e punëve ndërtimore në Muzeun e OBRM-së janë kryer në shfrytëzim të personi fizik “Beton” nga Shtip. Para se të publikohet shpallje për ndarjen e marrëveshjes për furnizim publik dhe para se të zbatohet procedura, në kundërshtim me Ligjin për furnizime publike./Telegrafi/

Loading...