Të martën, 06.11.2018 në ora 14.00 në Shkup, në udhëkryqin e rrugëve “Belgradska”, “Todor Aleksandorv” dhe bulevardit “Nënë Tereza”, një veturë ‘Opel Korsa” me targa të Shkupit e drejtuar nga S.A. (58) nga Shkupi, ka goditur këmbësoret me iniciale R.K. (48) nga fshati Stajkovc dhe M.B. (54) nga Shkupi. Nga goditja, R.K. ka marrë lëndime të rënda, kurse M.B. lëndime trupore, transmeton Gazeta Lajm. Të dyja janë transferuar në kompleksin e klinikave “Nënë Tereza” ku kanë marrë ndihmë mjekësore. Në vendin e ngjarjes hetime ka kryer një ekip i SPB-së në Shkup.

Loading...