Kuriozitete

Gjysma e grave ngacmohen seksualisht në punë

auto_puna1508923332

Gjysma e grave britaneze dhe një e pesta e burrave janë ngacmuar seksualisht në vendin e punës, apo në vendin e studimeve.

Në një studim të bërë nga BBC, gratë të cilat kanë thënë se kanë qenë të ngacmuara – 63 për qind e tyre kanë thënë se nuk e kanë raportuar atë, ndërsa 79 për qind e burrave viktima kanë thënë se e kanë mbajtur në vetvete.

Sondazhi i ComRes ka pasur për mostër më shumë se dy mijë njerëz.

Hulumtimi është porositur pas dyshimeve të ngacmimeve seksuale mbi Harvey Weinstein që kanë rezultuar me një përhapje të tregimeve mbi ngacmimet seksuale.

Gra e burra që kanë qenë viktimë e ngacmimeve kanë shpërndarë përvojat e tyre nëpër rrjetet sociale duke përdorur hashtag “me to” që nënkupton “edhe unë” për të treguar magnitudën e këtij problemi botëror.

To Top