Duket se ardhmja e lojtarit Eros Grezda, është larg ekipit të Osijekut. Bëhet fjalë për një kalim në Skoci të lojtarit të kombëtares Shqiptare. Sipas asaj që bën me dije “The Sun” skuadra e Rangers është gati të paguajë 2.7 milionë paund për të marrë lojtarin.

 

Skuadra e drejtuar nga Stiven Gerrard ishin të vendosur për të marrë një lojtar që të zëvendësojë Xhemi Mërfin i cili pësoi dëmtim që do e lëri jashtë për të gjithë sezonin. Dhe duket se sytë janë kthyer nga “ylli” i kombëtares shqiptare, Grezda.

 

Shqiptari nuk luajti në ndeshjen e Osijek i cili u eliminua në raundet e Europa Ligës dhe kjo shton akoma edhe më shumë zërat për një kalim të lojtarit në Skoci. Grezda shikohet nga skocezët si një përforcim i mirë duke parë cilësitë e lojtarit dhe tashmë konkurrnca me skuadrën e Celtic është një objektiv për trajnerin Gerrard.

Loading...