Shteti ka arritur që të ketë sukses në uljen e korrupsionit te eshalonët më të vegjël dhe ne menduam se kjo gjë është e mirë, se me të vërtet po merret me luftën kundër korrupsionit, megjithatë nga ana tjetër po shohim se ekziston një lloj vjedhje e organizuar të pronës shoqërore në nivelin më të lartë, theksoi biznesmeni, Venko Gligorov në një intervistë për REL, transmeton TetovaSot.

“Unë jam biznesmen, por pjesën më të madhe të kohës time e shfrytëzoj për analiza, bashkëpunim me biznesmen tjerë, aktiv jam në veprimtarinë shoqërore, kam komunikim të mirë dhe ndaj kryesisht analizë të mirë. Disi ndahen disa grupe biznesmenësh të cilët e vlerësojnë klimën e biznesit. Ata eksportuesit të orientuar nga zonat tregtare, Bunarxhik dhe të tjerat relativisht janë të kënaqur, pasi që ne i paguajmë gjithçka, ata nuk kanë shumë pika prekëse në ekonominë vendore, vetëm me disa firma, kështu që ata mund të thuhet se janë të kënaqur ose kanë qenë të kënaqur.

Tani situata politike pak i brengos, por në mënyrë të përgjithshme janë të kënaqur. Ka firma të cilat bashkëpunojnë me pushtetin, fitojnë tendere e të ngjashme, ata do të thuan se është super klima biznesore, qeveri të këtillë nuk ka pasur deri më tani e as që do të ketë, mirëpo do të keni një grup shumë më të madh të bizneseve reale, të cilët nuk punojnë direkt me shtetin, të cilët heqin të zitë e ullirit për çdo ditë ne sfidat dhe me klimën e biznesit, por edhe me blerës dhe shitës dhe ata mund të thuan se kaq keq nuk ka qenë ndoshta në 25 vitet e fundit qysh nga tranzicioni.

Ngel edhe një grup i vogël i firmave reale të cilët punojnë me eksport dhe të cilët relativisht janë të kënaqur nga plasmanet, por nuk janë të kënaqur nga klima e përgjithshme në Maqedoni, i shqetëson situata, protestat, ndarja”, deklaroi ndërmjet tjerash Gligorov.

Loading...