“Globus Art” me rekord panairesh të artizanateve në të gjitha trevat shqiptare

Ramiz Hajdari kryetar i shoqatës “Globus Art” për Lajm rrëfen se gjatë dy viteve dhe shtatë muajve që ekziston kjo shoqatë ka arritur të ketë mbi 600 artistë dhe artizanë jo vetëm nga trevat shqiptare por edhe nga shtete të ndryshme nga Ballkani por edhe shtete tjera nga kontinenti i Azisë dhe Afrikës. Shoqata “Globus Art” është formuar në vitin 2013 më 12 prill, dhe ka filluar me panairin e artizanatit mbarëkombëtarë në bashkëpunim me Aleancën Kuq e Zi me të cilën ka mbajtur panairin në rrethinën e Ulqinit në fshatin Krythë, “pastaj ka qenë një ekspozitë etnografike arkeologjike dhe panairi i artizanateve për të tërhequr vëmendjen e këtij panairi i cili ka qenë i veçantë dhe si ide e imja ku kanë marrë pjesë rreth 30 artizanë nga trevat shqiptare kemi vazhduar me panairin ndërkombëtar të artizanatit”. Ishte ky panairi i parë në plazh të vogël i cili kishte numër rekord pjesëmarrjesh me 112 pjesëmarrës nga shtete të ndryshme të Ballkanit. Kanë bashkëpunuar në mbi 30 panaire të artizanatit, pra në mbarë trevat shqiptare kanë fituar edhe çmim ne Turqi, me pjesëmarrjen e tyre edhe në Teheran me anëtarë të “Globus Art” kanë marrë çmim si stenda më e bukur në mbarë globin, gjithashtu shoqata “Globus Art” është shoqatë mjaft e çuditshme mjaft interesante e cila nuk bashkëpunon vetëm me shoqata nga trevat shqiptare por edhe me shoqata nga e gjithë bota nga ky karakter. Shoqata “Globus Art” përveç në konstruksionin si shoqatë për artistë dhe artizanë ndër të cilat ka edhe emra të njohur si Pjetër Vukaj nga Kelmendi i Shqipërisë i cili është dekoruar në Teheran, Paris dhe L’Aquila në Itali. Kjo shoqatë gjatë këtij viti ka pas shumë kontakte me Ministrinë e Kulturës në Shqipëri dhe me teatrin kombëtar në Shqipëri dhe se në vitin 2016 shoqata do të jetë edhe më aktive. Synimi i tyre është të thyej rekorde të reja me artistë dhe artizanë, anëtarë të rinj dhe se për vitin 2016 pret të ketë mbi 1000 anëtarë që do të jetë rekord për një shoqatë në trevat tona dhe për tani Ramiz Hajdari thotë se është më se i bindur se do të jenë më aktiv ne Ballkan dhe ndoshta edhe më gjerë. Por sa i përket kësaj fushe kulturës artizanale aktiviteteve të organizimit të panairit dhe ekspozitave është i bindur se kanë thyer çdo rekord dhe se gjithmonë do të jenë aktiv. “Dje ishim në Shkup sot jemi në Prishtinë, pas disa ditëve do të jemi prezent në Tetovë, Gostivar, Strugë, Korçë, Dibër, Pogradec mos t’i përmendi të gjitha, në Golçuk të Turqisë, pra gjithmonë ku ka festa gjithmonë jemi vullnetarë, pa marrë parasysh se çfarë kushtesh kemi në organizimin e këtyre panaireve, thotë Ramiz Hajdari. Shoqata “Globus Art” ka punime të veçanta sepse ka artizanë nga mbarë trevat shqiptare me punime të ndryshme të qilimave të Shkodrës, Krujës Gjirokastrës të cilat janë shumë të njohura në Ballkan, transmeton lajmpress. Kur themi në Ballkan atëherë mund të jenë edhe më gjerë sepse djepi i kulturës është Ballkani dhe përveç punimeve që i ceka që punohen në tekstil kemi edhe punime skulptor nga Korça nga treva të ndryshme shqiptare kemi piktorë të njohur. Gjatë këtij viti kemi bashkëpunuar me panairin “Expo Klik” ku unë kam marrë disa kontakte të etnografëve të cilët përmes fotografive do të hapin ekspozita nëpër qytete të ndryshme me arkeologë, kemi kontakte edhe me muzeun kombëtar në Berat, Krujë dhe Tiranë. Gjithashtu jemi në përgatitje të realizimit të dokumentareve me artistë dhe artizanë po ashtu do të kemi edhe një video klip i cili do t’i kushtohet shoqatës “Globus Art” e cila do të jetë në pjesën e Shkupit ku është mjaft e bukur dhe aty janë disa skulptura ku mund të përshtatet, gjithashtu në Korçë ky klip do të bëhet në një punëtori më të madhe në Ballkan ku ka punime të poçerisë dhe në Gjirokastër e në Ulqin. Pra, kënga e klipit do të quhet “Globus Art” dhe do të jetë e zhanrit rok që do ta këndojnë dy, tre këngëtarë shqiptarë. Për vitin 2015 kjo shoqatë ka thyer çdo rekord, në krahasim me panairet tjera para neve të cilët kanë pas 1 ose 2 panaire dhe se panairet e tyre kanë pas ndoshta katër ose pesë fusha ose dhjetë fusha artizanale me 50-60 pjesëmarrës ne kemi pasë 80 pjesëmarrës në 30-40 fusha artizanale dhe se nga organizatorët më të mëdhenj të trevave shqiptare, për më i bukur është dalluar panairi i Ulqinit në të cilin kanë marrë pjesë 85 artizanë ndër të cilat nga Rusia dhe SHBA-të dhe tjerë, shton Ramiz Hajdari. Pra shoqata “Globus Art” nuk i ngjan askujt dhe askush nuk na ngjan dhe se jemi të bindur se viti 2016 do të jetë edhe më produktiv për neve dhe se do të thyejmë rekorde të reja që me shfaqjen e dokumentarit i cili planifikohet të lëshohet në publik gjatë vitit 2016 ose 2017 ku do të shfaqen se kush janë artistët, artizanët dhe etnografët shqiptarë që të gjithë të vërtetohen se pikërisht populli shqiptar ka njerëz të shquar në këtë fushë. Siç thash kemi qenë edhe në Teheran edhe në Turqi dhe gjithkund ku janë dhënë çmime, shoqata “Globus Art” gjithnjë ka marrë çmimin e parë. Besoj se në të ardhmen do të jemi edhe më të kompletuar edhe me produkte shumë më interesante sepse unë gjithmonë si kryetar i shoqatës interesohem për artizanët se ku mund t’i shfaqin punimet e tyre çka duhet të kenë në Shkup, sot për shembull në panairin e Shkupit çka duhet të shfaqin, çka duhet të promovojnë. Në Tetovë do të jemi nga data 25 deri 30 dhjetor, ky njëherit është edhe panairi i tretë për këtë vit, sepse në Tetovë nuk ka pas asnjëherë panair të artizanatit si dhe në Strugë si organizator kryesor. “Globus Art” është bërë emër i lakmuar edhe për mediat e shtypura dhe ata elektronike në Shqipëri, Kosovë sidomos në Maqedoni, nuk ka qytet i cili ka mbi 30 mijë banorë që nuk kemi qenë prezent me punimet tona artizanale./Lajm

Loading...