Ekziston një kornizë gjithpërfshirëse, por nënkuptohet se varet nga njerëzit të cilët marrin pjesë në ato zgjedhje, nga pushteti, komunat, Komisioni shtetëror zgjedhor dhe si ata e zbatojnë atë kornizë. Dhe kjo do të jetë ajo që ne do të vëzhgojmë, tha për Radio Evropa e Lirë, kryesuesja e misionit të OSBE-ODIHR në Maqedoni, Audrey Glover.

 Glover thotë se në të kaluarën ka pasur shumë vërejtje për Listën zgjedhore dhe për këtë shkak me shumë vëmendje do të ndjekin gjithçka që ka të bëjë me këtë temë. Por, shton ajo, ato vetëm vëzhgojnë dhe nuk ndërhyjnë në zgjedhjet në asnjë mënyrë.

“Ne nuk jemi ‘policia’ e zgjedhjeve. Ne vëzhgojmë dhe informojmë për atë se çka ndodh në terren dhe në këtë moment ne nuk mund të përzihemi ose të japim këshilla asnjë partie politike, organizate ose Qeverisë”, tha Glover.

Gjithë procesin zgjedhor do ta vëzhgojnë nga afër dhe kryesuesja e misionit të OSBE-ODIHR shpreson se nuk do të ketë incidente gjatë ditës së votimeve, duke shtuar se zgjedhjet e qeta nuk nënkuptojnë automatikisht zgjedhje të lira.

“Brenga jonë është të vërtetohet se a janë zgjedhjet në pajtim me Kriteret e Kopenhagës të OSBE-së në lidhje me zgjedhjet dhe në fakt këtë e vëzhgojmë”, u shpreh Glover.

Loading...