Skuadra e Goblenit nga Kumanova ka festuar në Tetovë, duke mundur Teteksin me rezultat 1-0, në kuadrin e javës së dytë të Ligës së dytë, grupi i Perëndimit.

Golin e triumfit e ka shënuar sulmuesi i ri Gentian Pajaziti në minutën e 23-të të ndeshjes.

“Fitorja jonë është e meritueshme, pasi përvec golit kemi pasur edhe disa mundësi shumë të mira për gol, megjigjithatë nuk ia dolëm të realizojmë. Mirëpo, me shumë rëndësi është që arritëm të fitojmë dhe unë jam shumë i kënaqur me këtë fitore. I përgëzojë lojtarët e mi për angazhimin e tyre gjatë gjithë takimit”, deklaroi trajneri i Goblenit, Florim Ymeri. Gobleni pas javës së dytë grumbullon katër pikë.

Loading...