Skuadra e Goblenit ka humbur në Manastir nga Pelisteri vendës me rezultat 2-0, të shtunën pasdite në stadiumin “Tumbe Kafe” në Manastir, në kuadrin e javës së 12-të.

Kumanovarët kanë pranuar nga një gol në secilën pjesë, edhe atë nga sulmuesi Gllavevski, i cili shënoi dy gola gati identik.

Duhet theksuar se referi nga Tetova, Uroshevic, ka ndëshkuar dy futbollistë të Goblenit me kartonë të kuq.

Në minutën e 58-të sulmuesi Pajaziti i ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë, kurse pesë minuta para përfundimit të takimit edhe mbrojtësi Mustafi u ndëshkua me kartonë të kuq.

Kjo humbje e zbret Goblenin në vendin e parafundit me 14 pikë.

Rezultatet:Vëllazërimi-Korabi 1-4, Pelister-Goblen 2-0, Gostivari-Genc Kalemler 2-3, Teteks-Struga Trim Lum 1-1, Labunishta-Skopje (e diel).

Tabela:Struga Trim Lum 22, Labunishta 20 (-1), Vëllazërimi 17, Gostivari 16, Genc Kalemler 15, Korabi 15, Pelister 15, Skopje 14, Goblen 14, Teteks 09 pikë.

Loading...