Goditet gazetarja Ivanovska nga një veturë e zezë!

Gazetarja maqedonase Jordanka Ivanovska mbrëmë është goditur nga një veturë e panjohur me ngjyrë të zezë dhe targa të Shkupit 800 RS.Nga ky incident, gazetarja nuk është lënduar, por vetura e zezë menjëherë është larguar në drejtim të panjohur.Gazetarja Ivanovska, para se të goditet me veturë ka marrë disa sms porosi nga persona të panjohur. Në njërin prej porosive shkruan:
” Njerëz të afërt të Sasho Mijallkovit kanë folur për ju.Nuk di ku edhe u paraqitën, por vetëm u dëgjova se diçka flasin për ju dhe se duhet të largohet profili i juaj dhe të tre personave të tjerë të cilët janë kundër dikujt”, shkruan në njërën nga sms porositë të cilat i kanë arritur gazetares Ivanovska.Ndërkohë, gazetarja maqedonase Ivanovska përmes një postimi të saj tronditi Maqedoninë për shkak se haptazi i’u drejtua kryeministrit Gruevski se Maqedoninë e ka shndërruar në shtet të pleqve, dhe në vend të krokodilëve, ku çdo ditë qytetarët mendojnë për të ikur nga Maqedonia.Gazetarja Ivanovska Joci shkruante se në moshën 40 vjeçare nuk mund t`i paguaj as kreditë dhe llogaritë tjera për jetë, andaj edhe ka vendosur që të ikë në Evropë.Për shkak të publicitetit të madh të profilit të saj, dyshohet se Ivanovska ka marr edhe paralajmërimin e parë nga bashkëpunëtorët më të ngushtë të kryeministrit Gruevski dhe ish shefit të DSK-së, Sasho Mijallkov, transmeton zhurnal.
Nga ana tjetër, incidenti i djeshëm ka ngritur panik të madhe në Maqedoni, sidomos në mesin e gazetarëve, të cilët mund të pësojnë fatin e gazetarit Mladenov i cili sipas bombave të Zaevit, dyshohet se u vra nga pushteti.Kjo situatë po ngrenë alarmin edhe te ambasadave e SHBA-ve dhe zyrës së euro komisarit Johannes Hahn se liria e shprehjes në Maqedoni mund të kushton edhe me jetë. Me këtë dëshmohet se kryeministri Gruevski dëshiron të qëroj hesapet me të gjithë gazetarët të cilët mendojnë ndryshe.Foto
Loading...