Në muajin dhjetor të vitit të kaluar, partia e majta në Gjykatën kushtetuese kishte nisur iniciativën që lartësia e rrogave të zv.kryeministrave të llogaritet me koeficientin 3.70 të rrogës mesatare, siç është rasti me ministrat e tjerë.

E këto ditë Gjykata Kushtetuese e pranoi iniciativën e kësaj partie. Zëvendëskryeministrat tani do të marrin rroga më të ulëta, të cilat do të jenë identike me ato që i marrin ministrat qeveritarë.

Nga partia “E Majta” sugjerojnë që në të ardhmen ligjet të sillen nga njerëzit që e njohin mirë Kushtetutën, sepse Neni i Ligjit për pagat, të cilin e ka shfuqizuar Gjykata, shtetin e ka kushtuar 250 mijë euro.

Aktivistët e partisë “E Majta” konsiderojnë se vendimi i Gjykatës Kushtetuese që rrogat e nënkryetarëve të Qeverisë të barazohen me të ardhurat mujore të ministrave, është dëshmi se për 27 vite është shkelur Kushtetuta e Maqedonisë. Ata thonë se Kushtetuta nuk e njeh funksionin “zëvendës i Qeverisë”.

Xhejlan Veliu nga partia “E Majta” për TV21 tha se partia e saj është kategorikisht kundër politikave të varfërimit të popullit të zakonshëm, politika që i zbatojnë elitat politike në pushtet, si dhe kundër asaj si i “hedhin kot” paratë e qytetarëve.

Loading...