Talenti i Kombëtares së Shpresave, Taulant Seferi, po bën paraqitje të mira edhe tek ekipi i tij i Uinterthurit, në kategorinë e dytë zvicerane. Shqiptari ishte protagonist në fitoren 3-2 të ekipit të tij, në shtëpi përballë Rapersuil.

 

Në minutën e 62-të, ekipi i tij fitoi një penallti, edhe ishte pikërisht Seferi, që e shndërroi në gol, dhe çoi shifrat në 3-1. Goli i shërbeu tej mase ekipit të tij, pasi në të 94-tën, miqtë shënuan edhe golin e dytë, por 3 pikët i mori në fund ekipi i Seferit, që mbetet në kuotë të barabartë pikësh me vendin e parë, Servete Gjenevë.

Kjo ishte ndeshja e tretë radhazi ku Seferi gjeti rrugën e rrjetës, ndërsa në këto 13 takime, shqiptari ka shënuar 6 gola në total.

Loading...