Reperi i njohur shqiptar, Gold AG ka qëndruar në Maqedoni për të vizituar familjarë të tij që i ka në Kumanovë dhe Shkup. Në një intervistë për Gazetën Lajm, Gold AG ka paralajmëruar aktivitetet e veta gjatë muajit të Ramazanit. Ai thotë se gjatë këtij muaji ka anuluat të gjitha mbrëmjet, por se do të ketë paraqitje vetëm nëse e ftojnë në tubime fetare. “Gjatë muajit të Ramazanit do të këndoj vetëm këngë me motive fetare, Ilahi”, ka thënë Gold Ag në intervistën e tij për Gazetën Lajm. Edhe pse do të agjërojë gjatë muajit të shenjtë të Ramazanit, Goldi paralajmëron shumë projekte. Eksluzivisht për Gazetën Lajm thotë se të dielën promovon këngën “Vëlla e motër” me Shyhrete Behlulin. /LajmTV/

Intervistën e tij të plotë ndiqni në videon më poshtë:

 

Loading...