GoldAG publikon këngë për Medvegjën, policia serbe nis hetime kundër tij (Video)

Ky projekt muzikor, i finalizuar edhe me klip të xhiruar në këtë qytet të Kosovës Lindore (brenda kufijve administrativ të Serbisë) ka nxitur reagim tek mediet dhe shteti serb, shkruan lajmi.net

Ata e kanë quajtur si provokim klipin dhe këngën me tendenca që Medvegja është pjesë e Shqipërisë Etnike dhe kanë kërkuar hetim për reperin.

Kryetari i bashkisë së Medvegjës, Nebojsha Arsic, vlerëson se ky është një provokim dhe se ka kërkuar nga autoritet policore hetime të hollësishme.

“Kam kërkuar hetime të hollësishme dhe më pas do të marrim masa ndaj këngëtarit”, ka thënë shkurt për mediat serbe, Arsic.

Lajmi.net ka kontaktuar me reperin në lidhje me këtë çështje, por, ai nuk ka dashur të jap ndonjë reagim.

Kujtojmë që ‘Medvegja’ ka filluar të marrë pëlqimin e gjithë publikut shqiptar./Lajmi.net/

Loading...