Google Assistant ua rregullon problemin me telefonin tuaj

Supozoni që keni ndonjë problem me telefonin tuaj, çfarë bëni? Ju mund të kërkoni në internet për të parë nëse ka të tjerë që kanë të njëjtin problem dhe që mund të kenë zgjidhje, ose mund ta çoni telefonin në dyqanin ku dikush mund t’ju ndihmojë, ose nëse doni ndonjë ndihmë në vend, Google Assistant ju hyn në punë.

Kohët e fundit ka zbuluar se asistent dixhital i Google mund të bëjë më shumë se t’ju tregojë për motin, lajmet e fundit ose përditësimet e trafikut. Siç mund ta shihni në screenshot më lart, duket se Google Asistent është gjithashtu i aftë të zgjidhë problemet e telefonit tuaj, të paktën deri në një farë mase.

Për shembull, Android Police njofton se mund të kërkojë Google Assistant për problemin e baterisë së telefonit të tyre dhe softueri pastaj do të jetë në gjendje të kryejë një kontroll të shëndetit të baterisë dhe gjithashtu të shikojë për çdo aplikacion që mund të jetë shkaku i problemit.

Nëse nuk arrin të gjesh diçka dhe i harxhon të gjitha opsionet, atëherë do të ofrojë të lidhësh përdoruesit me Google Support, me telefon ose përmes bisedës.

Loading...