Kuriozitete

“Google Street View” e qet në rrenë para gruas [foto]

googleStreetView

GoogleStreet

Një duhan pirës, i cili i kishte thënë gruas së tij se kishte lënë cigaren, “zihet” duke tymosur nga kamerat e “Google Street View”.

Donny Riding është fotografuar jashtë shtëpisë së tij, duke pirë një cigare, edhe pse kishte thënë se e kishte lënë atë, pasi kishte pësuar një sulm në zemër.

Gruaja e tij Julie, e kishte kuptuar se ai ka pirë cigare kohën e fundit, pasi Google kishte filluar të bëjë fotografi në rrugën e tyre, transmeton koha.net.
Ajo tha për “Liverpool echo”, se “Atij i kishin thënë të heq dorë nga pirja e duhanit dhe ushqimet jo të shëndetshme, pasi kishte kaluar një sulmi në zemës”.

“Ai kishte pirë cigare jashtë shtëpisë por nuk e pranonte këtë, ndërsa më vonë gjatë asaj dite, ne dëgjuam se kamerat e “Street View”, ishin duke u sillë rreth mëhallës”.

“Dhe kur unë shikova online shtëpinë tonë, nuk më besohej se ai ishte në foto duke pirë cigare, dhe tani as nuk mund ta mohonte atë, sepse ishte prova”.

GoogleStreet

To Top