Maqedoni

Goran Trajanovski, drejtor i ri i Telekomit të Maqedonisë

makedonski-telekom

Bordi i Telekomit të Maqedonisë e emëroi Goran Trajanovskin, Drejtor operativ të kompanisë. Trajanovski, i cili është kuadër i LSDM-së, do ta marrë funksionin që nga 15 dhjetori. Ai ishte këshilltar për telekomunikim dhe informatikë në Ministrinë e Brendshme në periudhën derisa Oliver Spasovski shërbeu si ministër teknik. Në bordin e Telekomit nga janari hyn edhe avokati Mirosllav Vujiç edhe ai nga LSDM-ja. Në shtator, me propozimin e Qeverisë, në Bordin e Drejtorëve u zgjodhën edhe Zamir Mehmeti, vëllai i ish-deputetes Ermira Mehmeti dhe Divna Eftimovska.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Time limit is exhausted. Please reload CAPTCHA.

To Top