Ai mes tjerash kritikoi edhe politikën për tërheqjen e investitorëve të huaj, duke theksuar se nëpërmjet saj, Maqedonia shndërrohej në një koloni neoliberale.

Shkup, 8 shkurt- Borxhi publik që publikohet nga Qeveria, nuk është i plotë, pasi aty nuk përfshihen edhe borxhet e ndërmarrjeve publike. Kështu mes tjerash thotë ish guvernatori i Bankës Popullore të Republikës së Maqedonisë, Petar Goshev, në emisionin EKONOMIKS të Televizionit SHENJA. Ai thotë se edhe vlera e borxhit që publikohet nga institucionet, është tejet i lartë, dhe se Maqedonia, vetëm për kamatë në vitin 2018 duhet të paguajë 150 milion euro, shumë e cila do të vazhdojë të rritet në vitet në vijim.

“Për shkak se borxhi publik është rritur deri në pikën maksimale të mundësive, të kapaciteteve të Republikës së Maqedonisë për të përballuar atë borxh, për të paguar atë borxh, kjo nënkupton se edhe në të paktën  5 vitet e ardhshme, ne nuk do të mund të kemi një buxhet zhvillimor. Për shkak se 90 për qind e buxhetit shkon për shpenzimet operative, për paga, për ngrohje, për pensione”, tha ish guvernatori Petar Goshev.

Ai gjatë emisionit adresoi kritika të ashpra për partnerët e koalicionit VMRO-BDI, duke thënë se nuk punojnë në interes të shtetit dhe të qytetarëve, por për interesa personale. Ai mes tjerash kritikoi edhe politikën për tërheqjen e investitorëve të huaj, duke theksuar se nëpërmjet saj, Maqedonia shndërrohej në një koloni neoliberale. Goshev theksoi se në disa raste, kemi pasur investitorë të paralajmëruar, që kanë qenë të përfshirë në procese gjyqësore për mashtrime dhe shmangie të tatimeve nëpër vendete tyre.

Loading...