Gostivar, bllokohet rruga për në fshatin Duf

Ndërprerje të komunikacionit ka shkaktuar rrëshqitja e gurëve dhe dheut në rrugën lokale që çon në fshatin Duf të Gostivarit, njofton SPB Tetovë.

Bëhet fjalë për sasi të madhe të gurëve dhe dheut e cila ka bllokuar krejtësisht rrugën dhe pengon lëvizjen e automjeteve në të dy drejtimet. Për këtë janë njoftuar shërbimet kompetente, të cilët duhet të fillojnë me pastrimin.

Loading...