Sot rreth orës 13.00, në Sektorin për punë të brendëshme Tetovë, është denoncuar se në rrugën e ,,Ilindenit,, në afërsi të ,,Zhito Sharr,, para pompës së benzinës në Gostivar, prej mjetit ngarkues ,,Mercedes,, me targa të Gostivarit, të cilin e ka drejtuar 58-vjeçari B.C. nga Gostivari, gjatë kalimit me veturën ,,Opel Frontera,, me targa të Gostivarit, drejtuar nga 48-vjeçari Xh.D. kanë rrënë shufra metalike, dhe i kan shkaktuar lëndime në kokë.

I lënduari Xh. D. me anë të Autoambulancës, është dërguar në Spitalin ,,Ferid Murat,, në Gostivar, ku i është dhënë ndihma mjekësore, por menjëherë iu është nënshtruar lëndimeve dhe ka ndruar jetë.

Nga policia thonë se janë kryer hetimet në vendin e ngjarjes, dhe se janë ndëmarë të gjitha masat, dhe aktivitet për zbardhjen e plotë të rastit, ku me urdhër të prokurorit publikë trupi i pa jetë është dërguar për obdukcion.

Loading...