Futbollistët e Gostivarit edhe në ndeshjen e dytë në sezonin e ri kanë shënuar fitore, kësaj radhe duke mundur Skopjen me rezultat 1-0 në terren të tyre. Pjesa e parë përfundoi pa gola, kurse në pjesën e dytë vendasit arritën që të zhbllokojnë rezultatin në minutën e 75-t kur Ilievski ia doli që të mposhtë portierin mysafirë. Me këtë fitore Gostivari ka tubuar pikë maksimale, 6 pikë, dhe renditet në krye të tabelës së klasifikimit.

Loading...