Detaje të reja bën me dije nga Policia lidhur me grabitjen e bankës së nivelit të dytë në Laç pasditen e sotme. Duke iu përgjigjur akuzave se policia lokale u vonua për shkak se ishte në një festë, në deklaratën zyrtare se pas marrjes së alarmit, efektivët shkuan në vendngjarje për 3 minuta. Ç’ka zbulon se intervali kohor nga hyrja e keqbërësve (që sipas policisë ishin 3) me dhunë në bakë dhe deri kur kanë dalë ka zgjatur më pak se 3 minuta.

“Në Sallën Operative të Komisariatit të Policisë Laç ka rënë alarmi i një Banke të Nivelit të Dyte, dega Laç ne ora 16:24 minuta. Patrulla e parë e Policisë ka shkuar brenda 3 minutash tek Banka nga njoftimi i marrë, dhe pas 15 e 20 sekondash nga e para, kane mbërritur edhe 2 Patrulla të tjera policie”, sqaron Policia.

Dinamika

Nga kontakti i parë i marrë me punonjësit e bankës ka rezultuar se 3 persona të maskuar ende të paidentifikuar, 2 prej tyre me armë zjarri (pistoletë) dhe njëri me vare kanë thyer xhamin e derës kryesore të njësisë së Bankës dhe nën kërcënimin e armëve, kanë marrë një sasi parash.

Leket ishin në përpunim nga punonjësit e bankës.

Me pas janë larguar me një automjet.

Banka nuk ka qenë e hapur për klientët, por ka qenë duke u kryer veprimet e brendshme të saj.

Nga veprimet e kryera rezulton se nuk ka persona të lënduar dhe se autorët nuk kanë qëlluar me armë.

Loading...