Kosovë-Shqipëri
03/12/2015 23:33:59

Grabitje në Tiranë, kapen miliona euro që do dërgoheshin jashtë vendit /FOTO

grabitja-kashar2

Në grabitjen e sotme të ndodhur në zonën e Laknasit janë marrë disa milionë euro. Lajmi është bërë i ditur nga burime të policisë së kryeqytetit.

Sipas tyre, këto para të një banke të nivelit të dytë në vend, ishin duke u dërguar në Rinas me qëllim që të dërgoheshin jashtë vendit. Deri më tani janë shoqëruar rreth 20 persona në lidhje me këtë ngjarje, ndërsa edhe policët privatë janë në ambientet e policisë për të dhënë shpjegime në lidhje me ngjarjen.

 

To Top